Ferizaj, 29.07.2016
Sot rreth orës 05.00, policia është njoftuar për një rast të grabitjes, në Qendrën Tregëtare, “Plus Market”, në Ferizaj.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, bashkë me Krim teknikën Rajonale, i janë përgjigjur rastit dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar se në marketin e lartë shënuar ka ndodhur një vjedhje grabitqare.
Hetimet e para nga vendi i ngjarjes, tregojnë se është thyer një derë ndihmëse e marketit nga ku është marrë një kasafortë metalike. Sipas pronarit të marketit, në kasafortë ka pasur rreth 5 mijë euro para.
Grabitësit e dyshuar, të cilët ishin të maskuar, e kanë sulmuar rojën e marketit duke e goditur me mjete të forta në kokë dhe i kanë shkaktuar lëndime, nga të cilat roja po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Sipas rojës së marketit, në këtë grabitje, janë përfshirë së paku 5 persona të dyshuar, të cilët pas veprës së kryer janë larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale, i ka marrë të gjitha veprimet e duhura për zbardhjen e këtij rasti dhe në kapjen e të dyshuarve.