30,04,2024

Në Mirosalë, nisi rregullimi i trotuarit me gjatësi mbi 4 kilometra

Must Read

Gjatë ditës së sotme në Mirosalë të Ferizajt, kanë filluar punimet  për rregullimin  e trotuarit gjatë gjithë rrugës së këti fshati.

Për të përcjellë fillimin e punimeve ishte prezent vet kryetari I Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me drejtorët  komunal, Arbër Bytyqi, Drejtor i Infrastrukturës, Zekir Bytyqi  Drejtor i Zhvillimit ekonomik  dhe Arben Halilin , Drejtor i Shërbimeve publike.   

Bëhet e ditur se gjatësia e këtij trotuari do të jetë rreth 4 kilometra më një gjerësi rreth 2 metra.

“Në Mirosalë, nisi rregullimi i trotuarit mbi 4 kilometërsh me gjerësi 2 metra, përgjatë rrugës kryesore, për të garantuar lehtësinë e sigurinë në ecjen e qytetarëve përgjatë fshatit” ka thënë Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img