25,04,2024

Në Manastirc të Ferizajt arrestohet një person për posedim të paautorizuar i substancave narkotike

Must Read


Policët e stacionit në Ferizaj , sot rreth orës 00:50 e mëngjesit në fshatin Manastirc të Ferizajt, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet furgon me targa vendore.
Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet janë gjetur substancë narkotike, cigare të mbështjellura me marihuanë dhe një pako letra ( rizlla).
Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, i dyshuari me inicialet L.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar ka pranuar se sasia e gjetur e narkotikëve është e tij.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore nga Njësia e Hetimeve,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img