22,06,2024

Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 1400 fëmijë

Must Read

f1_15-bilanciz-balline-11368640069

Edhe me i dhimbshëm rezulton fakti se në mesin e 1.392 fëmijëve të vrarë 296 prej tyre kanë qenë nën moshën 15 vjeç

Këto shifra kanë dalë nga historiani kosovar Jusuf Osmani i cili për vite të tera pas luftës ka hulumtuar dhe mbledhur të dhëna në lidhje me bilancin e dëmeve njerëzore dhe materiale që i janë shkaktuar Kosovës nga Serbia, me fokus periudha e luftës.

Krimet e shtetit të Serbisë në luftë me Kosovën përveq vrasjes së shumë shtetasve kosovarë kanë prekur edhe shumë fëmijë të cilët u vranë madje edhe në bankat shkollore nga paramilitarët serb.

Regjistri i fëmijëve të pafajshëm të vrarë dhe të paaftë për vetëmbrojtje në Kosovë është shumë i madh.

Në Podujevë 70 fëmijë të vrarë

Që nga janari e deri në qeroshr të vitit 1999 evidentohen të vrarë më shumë se 1 mijë e 392 fëmijë nën moshën 15 vjeçare.

Vetëm në komunën e Podujevës sipas shoqatës për persona të zhdukrur “Përkore”,  gjatë luftës në Kosovë janë afro 70 fëmijë të vrarë në bankat shkollore nga paramilitarët serb.

Në klasë të parë ishin rreth 20 nxënës. Të tjerët ishin që nga klasa e dytë e deri në të tetën.

Shkolla fillore “Isa Boletini” në Podujevë është më e prekura në rrethinë sa i përket vrasjes së nxënësve.

Në këtë shkollë në qershor të vitit 1999 forcat serbe u morën jetën rreth 9 nxënësve të cilët gjindeshin në objektin e shkollës. Të gjithë ata ishin në klasë të tretë./QdheQ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img