02,05,2024

Në Koshare të Ferizajt përurohet rrjeti i ri elektrik

Must Read

Në Koshare të Ferizajt sot është përuruar rrjeti i ri elektrik i cili do të zëvendësoj komplet rrjetin e vjetërsuar. KEDS-i në këtë projekt gjigant ka investuar rreth 100 mijë euro.

Kryetari i fshatit Koshare, Sadik Qerimi ka thënë se këto investime i kanë pritu vite me radhë. Dhe ndjehen të kënaqur me përurimin e këtij projekti nga ekipet punuese të KEDS-it.  

“Është një investim mjaftë i madh, ku është vendosur trafo e re, kabllo të reja, shtylla të betonit si dhe kanë bërë ndryshimin e lidhjes së tensionit të lartë. Tensioni i lartë është larguar nga tokat bujqësore dhe është vendosur skaj rrugës që mundëson një intervenim më të lehtë sidomos gjatë kohës së dimrit.  Shpresojmë që në të ardhmen rryma të jetë më stabile, pasi deri më tani në disa lagje ka pasur shumë problem për shkak të tensionit të ulët” ka thënë Qerimi.

Kryetari i fshatit shpreson se  ky aksion do të vazhdojë edhe në pjesët tjera pasi, siç thotë ai, kanë premtime se ky aksion do të vazhdojë.

Momentalisht është vendosur një trafo e re, ndërsa fshati ka tri trafo. Lagjja në të cilën është vendosur kjo trafo  ka qene më larg trafove dhe kjo ka bërë që kjo pjesë të ketë tensionin e ultë dhe problem me rrymë.

Këto investime tregojnë për përkushtimin e KEDS-it  ndaj qytetarëve të Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img