17,11,2025

Në Ferizaj tre të arrestuar për mosrespektim të masave

Must Read

Policia e Ferizajt në 24 orët e fundit ka ndaluar 3 persona të cilët nuk i kanë respektuar masat e qarkullimit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, tha se njëri nga ta është dërguar në mbajtje për 48 orë, për shkak se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Në 24 orët e fundit Policia ka hasur në 3 persona që nuk e kanë respektuar vendimin ku dy nga ta pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa i treti është mbajtur 48 orë pasi ka qenë nën ndikimin e alkoolit ku dhe i ka shkelur këto masa”, tha Gashi.

Gashi tha se Policia është në pikat të cilat e kufizojnë Ferizajn dhe nuk po hasin në telashe, transmeton Televizioni Tema.

“Policia është duke qëndruar në pika te kontrollit pasi Ferizaj është në karantinë dhe nuk është duke u hasur ndonjë problem, qytetarët janë duke e respektuar vendimin, përveç atyre që kanë leje për qarkullim.

Komuna e Ferizajt është shpallur zonë karantinë që 4 ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img