26,04,2024

Në Ferizaj filloi realizimi i projekteve të para të këtij viti

Must Read

Për të parë punimet nga afër në këtë rrugë doli edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi. Ai tha se ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e kësaj pjesë të qytetit.

“Këtu ka fillu të ndërtohet kanalizimi për një pjesë të lagjes në rrugën “Isa Boletini” për arsye se këta nuk kanë pasur kanalizim dhe nuk kanë pasur rënie në atë pjesën kah rruga e tyre, dhe jemi detyruar që të bëjmë kyçje në rrugën Xheve Lladrovci”, ka thënë drejtori Ilazi.
U bë e ditur se gjatësia e këtij kanalizimi është rreth 400 metra dhe komunës i ka kushtuar 15 mijë euro.  U tha se tash për tash po punohet edhe në kanalizimin në fshatin Mirash, në rrugën “Enver Hadri”, në Talinovc të Jerlive, ndërkaq shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe në projektet tjera të këtij viti.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img