Katër persona janë arrestuar nga policia e Kosovës nën akuzën se kanë kryer vjedhje nëpër shtëpi në fshatin Mirash të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se këta të dyshuar kanë vjedhur kryesisht aparate dhe pajisje të ndryshme.
Zyrtarët policor kanë thënë se i është ndërprerë hovi i këtij grupi ,për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra të vjedhjeve në këtë fshat.
Të dëmtuarve u janë kthyer gjësendet e vjedhura të cilat më parë policia i kishte konfiskuar.
Komandanti i stacionit policorë Qazim Reka ka thënë se Policia kishte marrë masat e duhura duke zhvilluar hetime për rastin dhe duke arrestuar të dyshuarit.
“ Fillimisht qytetarët kanë raportuar për disa vjedhje nëpër shtëpitë e tyre ku u janë marrë pajisje bujqësore duke filluar nga makinat për kositjen e barit dhe makina tjetra të cilat kanë qenë për ta me lehtë për transport.Policia e Kosovës ka arrit ti arrestoi këta të dyshuar të cilën edhe para prokurorit e kanë pranuar veprën e kryer” ka thënë Qazim Reka ,komandant i stacionit të Policisë në Ferizaj.
Njëri nga viktimat e këtij rasti Ilaz Lohaj, ka përshkruar rastin dhe ka falënderuar policinë për zbardhjen e rastit të cilit i janë kthyer mjetet e vjedhura.
Me këtë rast Komandanti i Policisë ka bërë të ditur se ky grup i përbërë nga katër persona është i njohur për policinë dhe tani rasti i është kaluar prokurorisë dhe shkon në procedurë të rregullt, ka transmetuar Tv Liria/