Në xhaminë e fshatit Bibaj të Ferizajt nën organizimin e imamit të xhamisë së fshatit Fehmi Haxhiu është mbajtur një ligjërat mbi sigurinë në komunikacion dhe aksidentet nga zëvendës komandanti i Policisë së Ferizajt Xhavit Xhokli dhe një ligjërat për rëndësin e dhurimit të gjakut nga Fadil Mahmuti nga Qendra për transfusion të gjakut.
Kjo inisiativë e imamit të fshatit është përkrahur edhe nga banorët e fshatit të cilët pas ligjëratavë kanë pritur në radhë edhe për dhurimin e gjakut.
Me këtë rast zëvendës komandanti Xhavit Xhokli ka paraqitur para banorvëve të fshatit rastet e shumta të aksidenteve të cilat po ndodhin në komunikacion si dhe masat që policia e Kosovës është duke ndërmarrë që përmes aktiviteteve dhe kontrollave të shumta të zvogëloi pasojat dhe rastet e aksidenteve.
Fadil Mahmuti menaxher për marketing në qendrën për transfuzion të gjakut ka folë për rëndësinë e dhurimit të gjakut , akt nga i cili shpëtohet jeta.
Me këtë rast edhe imami i fshatit Fehmi Haxhiu ka folur edhe për anën fetare të aktit të dhurimit të gjakut si një gjest humanitar.