28,08,2025

Në Babush të Ferizajt, arrestohen dy persona për armbajtje pa leje

Must Read

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve
Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal nate, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri, dy persona bartin me vete në brez, armë zjarri.
Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të këtij lokali.
Pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave të dyshuar, tek personi me inicialet RR.S ( M/K) i moshës 38 vjeçar është gjetur një armë zjarri( pistoletë) me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me te, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçar.Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img