22,12,2025

Në 24 orë, 4 tentativa vetëvrasje, 2 ndërrojnë jetë, 2 shpëtojnë

Must Read

Tentativat e dhënies fund jetës, si fenomen i përditshme, janë bërë shumë shqetësuese, për nga numri i tyre për çdo 24 orë. Gjeografia e tyre, mbulon gjithë Shqipërinë, ndërsa edhe mënyrat e zgjedhura,për tu vetëflijuar, janë të shumta.

Kësaj “rregullsie”, nuk i shpëton as 24-orëshi i fundit, i cili regjistron 4 tentativa, prej të cilave, 2 kanë përfunduar fatalist, me vdekjen e dy personave, ndërsa 2 të tjerët, pas ndihmës mjekësore, kanë mundur të shpëtojnë

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 19. 08. 2018, në SQU, ka shkuar i vetëhelmuar me fostoksinë e në gjendje të rëndë shtetasi N. N., vjeç 53, banues në Vorë, i cili më vonë ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 20. 08. 2018, në fshatin Gjegjan, në banesë, është vetehelmuar me fostoksinë shtetasi Gj. P., vjeç 58, i cili më pas ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë

Më datë 20. 08. 2018, në rrugën “Fadil Rada”, në banesë, në kushte depresioni, ka tentuar të vetëvritet shtetasi S. S., vjeç 76, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 20. 08. 2018, në fshatin Lapulec, në banesë është vetëplagosur me mjet prerës shtetasi A. M., vjeç 33, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet  iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img