03,07,2025

Ndodh edhe kjo: Kryetarja e VV-së në Klinë, Shqipe Pantina, se konsideron veten përfaqësuese të klinasve

Must Read

“Do ndihesha krenare dhe e lumtur po të isha deputete e Klinës, vendlindjes sime, por vetëm rreth 350 qytetarë të Klinës kanë besuar në mua, besimin më të madh e kam marrë nga qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera, kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, Shqipe Pantina, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, deputetes Pantina, nuk i ka vonuar shumë dhe i ka ardhur edhe kundërpërgjigjja tjetër nga përfaqësuesja e organizatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina, Elona Bytyqi.

“Meqë paske marrë më shumë vota në Prishtinë sesa në Klinë, si ndodhi që je pikërisht kryetare e Degës së VV-së në Klinë, e jo e degës së VV-së në Prishtinë?”, ka pyetur ajo.

Bytyqi i ka treguar deputetes Pantina, e cila politikisht kishte ngritur dyshime në bashkëpunimin e sinqertë të saj, se qytetarët nuk janë partnerë të saj dhe as parti politike për bashkëpunim.

Porse, ata kanë pasur një kërkesë shumë të qartë për deputetët e Klinës në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për Patinën, Kalludrën dhe Selimin./lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img