28,09,2024

Ndocaj: Shqipëria t’i dërgojë notë proteste Francës për Haradinaj

Must Read

Ai ka folur edhe për disa tema të bujshme politike të fundit. Ndocaj, teksa foli për çështjen Haradinaj është shprehur se Shqipëria duhet t’i dërgojë notë proteste Francës, që ka ndaluar kreun e AAK­-së.

“Shqipëria duhet t’i dërgojë notë proteste Francës, për shkak të ndalimit të Ramush Haradinajt, një hero i gjallë për kombin tonë. Franca është ngritur mbi parimin e lirisë dhe të vëllazërisë dhe jo mbi atë të padrejtësisë. Shteti shqiptar nuk duhet të heshtë për rastin Haradinaj”, tha ai.

Deputeti socialist ka thënë edhe se administrata në Shqipëri dhe klasa politike duhet të marrin shembull nga presidenti i ri amerikan, Donald Trump.

Sipas tij, vetëm me një politikë sikundër ajo që aplikohet në Shtetet e Bashkuara aktualisht, vendi ynë mund të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2025, kap shumën mbi 46 milion euro

Kuvendi i Komunës së Ferizajt me shumicë votash ka miratuar buxhetin e Komunës së Ferizajt në vlerë prej 46,013,006...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img