19,05,2024

Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Ferizaj përplasë pozitën dhe opozitën

Must Read

Pas mbledhje së Kuvendit të Ferizajt, ku kryetari Agim Aliu u është përgjigjur akuzave të opozitësm mes tjerash  ka trajtuar edhe problemin e ngecjes së punimeve në  ndërtimin e stadiumit  të futbollit në Ferizaj.

Kjo ka qenë  edhe tema kryesore e reagimit të kryetarit të LDK-së ,dega në Feriza, Muharrem Svarqa, i cili   deklaratën e kryetarit Aliu e ka quajtur si  përpjkje për dezinformim të publikut.

Në këtë konferencë për medie Svarqa  ka thënë se ky ka qenë një projekt trevjeqarë  dhe për ndërtimin e këtij satiumi ka  të nënshkruar një memorandum  bashkëpunimi në  në mes të Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë  së Kulturës,Rinisë dhe Sportit.

Deklaratën e plotë të kryetarit të LDK-së Muharrem Svarqa në lidhje me këtë rast mund ta lexoni në vazhdim. 

Në vazhdën e ankesave të pafund, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, dezinformoi dje sërish publikun. Kësaj radhe lidhur me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunës së Ferizajt më 27.4.2017, për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj.
Z. Aliu tha në Kuvendin e Komunës se gjoja ky memorandum qenka nënshkruar nga një njeri që është gjetur rastësisht korridoreve të ministrisë. E vërteta është se memorandumi është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së z. Veton Firzi. Nëse për z. Aliu sekretari i përgjithshëm i një ministrie paraqet vetëm një person që endet korridoreve të ministrisë, ky është vlerësim i tij, sipas meje i gabuar tërësisht.
Veç kësaj z. Aliu pohoi se është shpallur tenderi, pa mjete të planifikuara me buxhet. Ndërkaq, çdo qytetar që e lexon Ligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës nr. 06L-020, i cili është publik, e sheh se në kodin 42205, tabela 4.2, faqe 448, ku janë të ndara mjetet për vitin 2018 – 200.000 euro, për vitin 2019 – 360.000 euro dhe për vitin 2020 – 300.000 euro, gjithsej 860.000 euro, që janë mjete të Komunës së Ferizajt për bashkëfinancim, sipas këtij memorandumi. Ndërkaq në kodin 1454, në tabelën 3.2 të projekteve kapitale të MKRS-së janë paraparë për vitin 2018 – 200.000 euro, për vitin 2019 – 200.000 euro dhe për vitin 2020 – 1.487.428 euro, gjithsej 1.887.428 euro, qe ne te dy kodet jan parapare ne tersi 2.747.428 euro. Pse nuk janë paraparë mjete të tjera, kjo është çështje e ministrisë dhe jo e Komunës.
Dëshiroj ta sqaroj publikun se pas ardhjes në pushtet të koalicionit PAN, MKRS ka njoftuar se nuk ka mjete për realizimin e këtij projekti, por ne ia kemi kujtuar kësaj ministrie se në bazë të nenit 8 të këtij memorandumi, “në rast të mosmarrëveshjes, kompetente për zgjidhjen e saj është Gjykata Themelore në Prishtinë…”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img