29,04,2024

Ndërsa rëndon niveli i lartë i papunësisë, fabrikat vuajnë për punëtorë të kualifikuar

Must Read

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me përfaqësues nga EYE (Enhancing Youth Employment- ) vizituan kompaninë ‘Vita’, ‘Birra Peja’ dhe Line Group, për t’u njoftuar nga afër me punën e tyre si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto kompani.

Gjatë kësaj vizite u vërejt se një nga problemet e shumta me të cilat përballen pothuajse të gjithë prodhuesit në Kosovë është edhe mungesa fuqisë punëtore të kualifikuar, që përbën një sfidë mjaft të madhe për prodhuesit e që ndikon drejtpërdrejt në avancimin e sektorit të prodhimit në vend.

Edhe pse numri i të papunëve në Kosovë është mjaftë i madh, sektori i prodhimit ka pasur problem në vazhdimësi për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar për nevojat e biznesit. Kjo për shkak të mungesës së investimeve në ngritjen profesionale tek të rinjtë dhe krijimin e programeve të cilat do të ju përshtateshin tregut të punës. Sektori i prodhimit ka mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar sidomos në teknologjinë e ushqimit dhe mekatronikës.

Klubi i Prodhuesve vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i prodhimit e sidomos me mungesat që kompanitë e ndryshme kanë sa i përket burimeve njerëzore. “ Kosovës i nevojitet investim në politikat e arsimit si nga sektori publik edhe ai privat, në avancimin e programeve të cilat përgatisin të rinjtë për tregun e punës. Është koha e fundit të tregohet seriozitet në krijimin e programeve trajnuese dhe të investohet në krijimin e qendrave trajnuese të cilat janë të qëndrueshme dhe kane efekte afatgjate.”- u shpreh drejtori ekzekutiv i Klubit të prodhuesve gjatë vizitës.

Tim Sparkman drejtor i programit në EYE, tha që në kuadër të aktiviteteve të tyre punojnë që të ndihmojnë sektorin e prodhimit gjithnjë e më shumë me fuqi punëtore relevante, produktive dhe premtuese, kështu duke i mobilizuar resurset dhe partnerët e tyre për t’i realizuar këto ndryshime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img