20,04,2024

Ndërron jetë Zeqir Baftiu, inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në Ferizaj

Must Read

Dita e sotme, zbardhi me lajmin mortor, se nga jeta u nda, ferizajasi i veçantë, inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në qytetin tonë, ish drejtori i Urbanizmit, profesori i respektuar, drejtues e themelues i disa ndërmarrjeve, i dalluari bashkëqytetarë yni, Zeqir Baftiu.

Familjrn Baftiu e ka ngushëlluar edhe i pari i Gerozajt Agim Aliu

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Dita e sotme, zbardhi me lajmin mortor, se nga jeta u nda, ferizajasi i veçantë, inxhinieri i parë i ndërtimtarisë në qytetin tonë, ish drejtori i Urbanizmit, profesori i respektuar, drejtues e themelues i disa ndërmarrjeve, i dalluari bashkëqytetarë yni, Zeqir Baftiu.

Janë momente pikëllimi, për të gjithë ne që e njohëm e bashkë punuam me të ndjerin. Nga i ndjeri, përveç shembullit plot virtyte njerëzore e të përkushtimit profesional, do të kujtoj gjithmonë, respektin e mirësinë e veçantë që pakursim ndau me mua dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Dashuria e mirësia njerëzore, këshillat e tij, mendimet e vyera, sjellja brilante, profesionalizmi i lartë e energjia pozitive që e karakterizonte gjithmonë, janë vlerat dalluese, eprore të karakterit të tij njerëzor e profesional.

Lamtumirë Aga Zeqë! Fjalët, sjellja e veprat tuaja, në kujtimet e ferizajasve, nuk do të vdesin asnjëherë!

Familje e respektuar Baftiu, mbahuni të fortë! Sot, ju humbët familjarin e shtrenjtë, gjersa Ferizaj humbi një personalitet të rrallë, por ama, vepra e kujtimi për të ndjerin, do të jetoj e frymoj, gjithnjë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit! Shpirti i tij u prehtë në paqen e paskaj të parajsës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img