05,07,2025

Ndërron jetë punonjësi i komunës së Ferizajt, ishte i infektuar me coronavirus

Must Read

Ka ndërruar jetë punonjësi shumëvjeçar i shërbimeve sociale në Komunën e Ferizajt, Mërgim Sojeva i cili ditë më parë ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Zëdhënësi i Komunë së Ferizajt, Albion Sherifi ka thënë se Sojeva ishte konfirmuar me COVID-19, rreth tri apo katër ditë më parë.

“Kolegu ynë ka qenë i konfirmuar me COVID-19, tri apo katër ditë më parë, kurse sot kemi marrë lajmin që ai ka ndërruar jetë”, tha Sherifi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Më pikëlloi pa masë, lajmi për ndarjen nga jeta të punonjësit të dalluar të shërbimit social, udhëheqësit të skemës sociale në Qendrën për Punë Sociale, Mërgim Sojeva. I trishtueshëm ky lajm, që pllakosi mërzi në mesin e familjes, të njohurve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit. Mërgim Sojevën do ta mbajmë mend gjithmonë si shpresën e më nevojtarëve, punëtorin shembull e prindin e përkushtuar. U prehtë në paqe e dritë pastë shpirti i tij. Ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit”, tha Aliu

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3244503952262084
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Apel, KUJDES NGA ZJARRET

Ferizaj, 04 korrik 2025 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img