26,11,2024

Ndërron jetë nëna e Dëshmorit, Brahim Ademi, kryetari Aliu ngushëllon familjen

Must Read

Sot ka ndërruar jetë nëna e dëshmorit Brahim Ademi, Nëna Selë. Me këtë rastë familjen e Dëshmorit e ka ngushëlluar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu  në telegram ka shkruas  se kjo ishte dhembje për ne dhe familjen, për familjarët e dëshmorëve e organizatat e luftës së UÇK-së që humbën të urtën plakë, fisniken grua, nënën Selë.

Ky është  telegram i plotë i ngushëllimit nga kryetari Agim Aliu.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Më pikëlloi pa masë, lajmi që mora mëngjesin e sotëm, që kësaj bote i dha lamtumirën, nëna e Dëshmorit të Kombit, Brahim Ademi, Sela Ademi.

Nëna Selë, si shumë nëna Kosove, i dha lirisë, birin e saj. Sot, ajo mbylli sytë përgjithmonë, në lirinë që ëndërroi biri i saj dhe i kombit, dëshmori Brahim Ademi.

E dashur, e qeshur e plot jetë ishte nëna Selë, krenare si çdo nënë heroike që më të dashurit, ia falën Kosovës. Dhembje për ne dhe familjen, për familjarët e dëshmorëve e organizatat e luftës së UÇK-së që humbën të urtën plakë, fisniken grua, nënën Selë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Ademi, miqve e të njohurve të të ndjerës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img