14,05,2024

Ndërron jetë 60 vjeçari i aksidentuar një javë më parë në Lloshkobare të Ferizajt

Must Read

Me datën 31.10.2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjistrale Shtime-
Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident
komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet i
udhëtarëve dhe një këmbësor.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve , i
panjohur dhe me shofer të panjohur, ishte duke lëvizur në rrugën
magjistrale Shtime-Ferizaj dhe posa arrijnë në fshatin Lloshkobare, me
pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet N.M
(M/K) i moshës 60 vjeçar , i cili në atë moment po kalonte rrugën prej
anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së
automjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit,  lëndime të rënda trupore
pëson këmbësori 60 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në
Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman të
mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë,
ku dhe po trajtohej atje.
Ndërsa sot me datën 07.11.2021 në ora 04:30 nga Qendra Klinike
Universitare e Prishtinës , jemi njoftuar se këmbësori N.M si pasojë e
lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë .
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i
pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përkatësisht hetuesit e kësaj
njësie nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishin marrë të

gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë rast dhe janë në grumbullim
të informacioneve në kërkim të drejtuesit që nuk është ndalur në vendin
e aksidentit, por ka vazhduar në drejtim të panjohur.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për
bashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti, që nëse kanë apo sigurojnë
ndonjë informacion për automjetin apo shoferin që ka shkaktuar këtë
aksident, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo
përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë
: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img