25,11,2024

Ndërrojnë jetë nënë e djalë nga Vitia rrugës gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

Must Read

Dy anëtarë të familjes Hajdari, nënë e birë të fshatit Skifteraj të Komunës së Viti-së kanë ndërruar jetë në një aksident të cilit ishin duke u kthyer nga pushimet në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Viti-së, i cili u shprehi ngushëllime familjarëve me anë të një telegrami.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Viti-së, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të  kryetarit Haliti.

Bëhet e ditur se të njëjtit kanë qenë me vendbanim në Zvicër, dhe se aksidenti ka ndodhur para disa dite në shtetin e Italisë, kurse sot kanë arritur në Kosovë trupat e viktimave .

Ndërkaq në disa njoftime në Facebook, është thënë se varrimi i tyre do të bëhet në ora 17:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img