06,05,2024

Ndërrimi i viteve, mbi 4 mijë policë të angazhuar për ruajtjen e rendit

Must Read
policia-e-shqiperise-c1200x600

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është vendosur  një grup i FNSH-së, të cilët po ashtu do të patrullojnë akset kryesore.

Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore ndërsa për monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim gjithsej 4500 punonjës policie në 2460. Patrulla të Përgjithshme, 780 punonjës të policisë rrugore, 21 grupe të FNSH-së , 54 forca të Repartit Special RENEA, 40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale, 50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm, 760 punonjës të Policisë Kufitare dhe 155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda.

Një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të shtohen policët nën drejtimin e  vetë drejtorëve të drejtorive vendore , shefa komisariatesh etj.

Policia u bën dhe një herë thirrje të gjithë prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre, ndërsa drejtuesit e mjeteve të mos përdorin alkool.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img