28,04,2024

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni

Must Read

Gjatë paradites së sotme me homazhe është nderuar jeta dhe vepra e dëshmorëve të kombit Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni.
Në homazhe mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, invalidë të luftës si dhe shumë qytetarë të tjerë.
Me këtë rast, Luan Jahiri nga Organizata e Veteraneve të luftës së UÇK-së , ka vlerësuar tejet lartë kontributin e dëshmorëve, duke cilësuar veprën e tyre si të pavdekshme.
Me homazhe janë nderuar edhe 62 dëshmorët të tjerë të Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img