15,05,2024

Ndalohen tre persona për veprën penale “Vjedhja e rëndë”

Must Read

Ferizaj, 06 Korrik 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale  “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img