04,05,2024

Ndahet nga jeta edhe një figurë e rëndësishme e sportit

Must Read

Sot u nda nga jeta një afarist dhe një nga figurat e shquara të fushës së sportit Bujar Murseli.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë sportdashësit e profesionist të shumtë.

Edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka ngushëlluar familjen Murseli.

“E kobshme është kjo ditë, ku morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të profesionistit të aviacionit, pasionantit të sportit, aktivistit komunitar i shquar për nismat në sport dhe mjedis, të rrallit mes nesh, mikut tim, Bujar Murseli.

Ferizaj sot humbi një bashkëqytetar të rrallë, një personalitet me vlera të jashtëzakonshme, një prind të përkushtuar e një profesionist të rrallë. Sot, kemi dhembje të gjithë, për mikun, familjarin, bashkëqytetarin, kolegun e të papërsëritshmin, Bujar Murseli. Ai mbylli sytë përgjithmonë, por vepra e tij do të jetoj përherë, me shembullin që la pas e veprat e mira që do të mbeten kujtime të paharrueshme për të gjithë ata që e njohën dhe patën rastin të punojnë me të ndjerin.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Murseli, miqve e të njohurve të të ndjerit” ka shkruar kryetari Aliu.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 05.02.2022 nga ora 14:30 tek varrezat e reja të qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img