17,05,2024

Ndahet nga jeta Avdi Bajraktari, mësues, sportdashës dhe veprimtar

Must Read

Është ndarë nga jeta Avdi Bajraktari mësues, sportdashës, dashamirë i kulturës dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Avdi Bjaraktari lindi në Vlahën të Shqipërisë. Në moshë të njomë u largua nga Shqipëria  në drejtim të Kosovës, për shkak të regjimit komunist të asaj kohe.

Fillimet  e familjes Bajraktari ishin jo të lehta, duke u përballur me peripeci nga më të ndryshmet, si strehimi dhe zhvendosja e vazhdueshme nga një vend  në vendin tjetër, ishte luftë për mbijetesë.

Pavarësisht vështirësive, Bajraktari asnjëherë nuk u dorëzua por u shkollua dhe filloi punën si mësues në Krojmir, Brod Firajë e tj.

Si mësimdhënës , edukator dhe arsimdashës, në vitet e 70-ta, udhëtonte kilometra të tëra, duke trokitur derë më derë, shtëpi për shtëpi, për të bindur prindërit  e shumë fëmijëve që e ardhmja e vendit dhe e tyre është shkollimi, duke luftuar analfabetizmin, duke kultivuar vlerat kombëtare, duke i udhëzuar të mendojnë, flasin, shkruajnë punojnë e veprojnë shqip.

Vlen të përmendet  se gjatë jetës së tij kontribuoj edhe  në fushën e sportit, kulturës duke organizuar evente të ndryshme kulturore dhe sportive.

Ishte një ekonomist i dalluar ku gjatë karrierës së tij punoi në Prokurim të komunës së Ferizajt dhe Kompanisë “Bifurkacioni”

Avdi Bajraktari do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore, fisnikërinë e zemërgjerësinë, ndjenjat për atdheun dhe dashurinë e tij për familjes se “Familja është e shenjtë”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img