27,07,2024

NATO akuzon Moskën për prezencën e ushtrisë ruse në Siri

Must Read

putini

Rusia ka mbajtur një prani të konsiderueshme të forcave ushtarake në Siri, për të forcuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, ka thënë të enjten shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg .

“Pas tërheqjes së pjesshme, prapë po shohim se Rusia ka një prani të konsiderueshme ushtarake në mbështetje të regjimit të Asadit në Siri,” ka thënë ai në një konferencë shtypi në Turqi, raporton AFP, transmeton Indeksonline.

Një muaj më parë presidenti rus Vladimir Putin, ka befasuar perëndimin duke urdhëruar “pjesën kryesore” të forcave të tij për tu tërhequr jashtë.

Pavarësisht se Moska ka nënshkruar, që të ketë përpjekje për të promovuar një zgjidhje politike në Siri, zyrtarët amerikanë janë ankuar se aeroplanët rusë, kanë bërë fluturime në mbështetje të forcave siriane, duke sulmuar pozicionet e kryengritësve në Alepo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img