25,04,2024

Natën e mirë, Kosovë!

Must Read

cufaj_juergen_sieckmeyer.1

Nga Beqë Cufaj

U betua që s’do ta shkelë atë që s’e ka lexuar kurrë. Kushtetutën. Dhe e ka interpretuar sa herë si i është dashur. E shkeli me vet betimin. Kur në sallë i mungonte poli tjetër: opozita. U inaugurua me premtimin që do t’i shërbejë popullit- por qytetarë aty kush nuk pau. Pos familjarëve të tij dhe pothuajse krejt bashkë aksionarëve. S’i erdhën mysafirë me nam as nishan- pos atij lolos së Tiranës. S’e uruan shefat e shteteve më të rëndësishme të botës. E shikuan dhe analizuan me skepsën më të madhe të mundshme- krejt mediat e rëndësishme botërore. Mundet vetëm ta imagjinojë (prandaj s’flen i qetë!) se cilat do të jenë kabllot e diplomatëve të cilët u gostitën dhe vazhdojnë ende ta bëjnë- me të apo pranë tij.

Dhe secili që vetëm pak provon të hedh shikimin prapa dhe e njeh pak, vetëm pak Kosovën, frikshëm tundon kokën dhe e ka zor t’ia jap diagnozën pushtetit të tij- atij faktik: si Kryeministër; dhe atij gjysmë real- si udhëheqës i gjysmës së pushtetit 2000-2007; Rezultatet janë të prekshme. Pasoja me plagë të pashme gjithandej- nga peisazhet me turbo ariktekturë deri në staturat e një populli të palumtur e pikëlluar.

Produkti i kësaj politike është kjo Kosovë që është dhe njihet në botë. Dhe tash s’e kemi zor ta konstatojmë që me Presidentin e saj partiak, Republika më e re e Europës më në fund, tragjikisht, është ajo që vërtetë e meriton: vendi më i izoluar me qytetarët dhe udhëheqësinë më të izoluar në Europë. Me shkallën më të lartë të korrupsionit, krimit, nepotizmit, varfërisë, papunësisë, rinisë pa perspektivë… Me rrezikun akut i cili parasheh që në  çastin që vendi do të merr liberalizimin e vizave rreth gjysmë milioni njerëz do të migrojnë në vendet e BE-së.

Kosova me Presidentin e ri më në fund po i vjel frytet e farës që e mbjelli.

S’ka më pamje të rrejshme, s’ka më imazhe buzëqeshjesh të paqena, s’ka më përqafime e përgëzime, udhëtime e fotografime, shitje mendësh me fjalë që s’dijnë të lidhen në shqip.

Pasardhësi i asaj që iku, i riu që është i moçmi dhe shkaktari i kësaj situate në të cilën ky vend ndodhet, është pamja reale e Kosovës. Shtetit të kapur nga partitë që janë piramida punësimesh e tenderësh. Institucionet e pushtuara nga ushtarët dhe nënoficerët e Ministrive dhe qeverive lokale të ndara në ca zona të çuditshme interesash të cilave s’din kush t’u bie në fije sepse vet mënyra e funksionimit të tyre është ashtu që askush s’mund t’i jep përgjegjësi askujt. As pse s’punohet si duhet. Aq më pak kush kënd e korrupton- dhe me këtë edhe kriminalizon.

Presidenti i ri Kosovës, Hashimi, deri më tashti ishte në zenitin e zonës gri të pushtetit ekzekutiv. Si PARAKryeinistër, Kryeministër dhe PASKryeministër. Presidenti i ri i Kosovës, Hashimi, është i moçmi: mediokri dhe snobi, i pakryeri dhe frikësuari, shantazhuesi dhe i shantazhuari.

Nga data 7 Prill e vitit 2016 Republika e Kosovës edhe de fakto është shëndërruar në Republikë presidenciale. Për pesë plus pesë vitet që vijnë.  Pesë vite ku s’do ketë dritë por terr, terr, terr. Do të jetë një fazë e rëndë me krejt menytë e provuara vetëm se tash dukëshëm të koncentruara  në paprekshmërinë e autoritetit të tij. Prandaj edhe një autokracie dhe para diktature që do ta përforcojë. Përkundër çmimit të izolimit dhe kostos që populli do ta paguajë që ky vetëm e vetëm ta shpërthejë atë terr që e ka pushtuar.

NATËN E MIRË, Kosovë.

P.S.

Kur të zgjohesh nga ky dimër i gjatë i vetmisë dhe izolimit, trazirave dhe trishtimeve në një mëngjes të papritur pas nja dhjetë vitesh do ta pyesësh veten: Endriti?

/© GazetaBlic.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img