25,04,2024

Naim Ismajli zgjedhet kryetar i NALAS-it

Must Read

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Naim Ismajli është zgjedhur Kryetar i NALAS-it (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore) në Kuvendin e Përgjithshëm të NALAS-it, i cili është mbajtur në Prishtinë më 14 dhe 15 Prill 2016.
Më shumë se 100 përfaqësues të Komunave dhe të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale nga mbarë Evropa Juglindore ishin në Prishtinë për të marë pjesë në Kuvendin e XI të Përgjithshëm të NALAS-it, i cili organizëm tubon 15 Asociacione të Autoriteteve Lokale nga 12 shtete të Evropës Juglindore, e ku Asociacioni i Komunave të Kosovës është edhe njëri nga anëtarët themelues të kësaj organizate.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Kryetari i ri i NALAS-it z.Naim Ismajli në fjalën e tij u zotua se do të vazhdoj punën e mirë të NALAS-it në shtetet e Evropës Juglindore për të vënë në pah mundësitë maksimale karshi sfidave që kanë komunat në këtë pjesë të Evropës. Në mandantin tim, do t’i japim përgjigje pyetjes: Pse jemi së bashku në NALAS? – sepse interesi i Asociacioneve tona dhe komunave që ne udhëheqim është i përbashkët për shërbime e përvoja më të mira dhe në tejkalimin e sfidave së bashku, sepse vetëm kështu do jemi më të fuqishëm.
Kuvendin e Përgjithshëm të NALAS-it e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, në cilësinë e nikoqirit. Ai pasi u dëshiroj mirëseardhje përfaqësuesve të komunave të shteteve nga Evropa Juglindore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, foli për angazhimet dhe projektet e komunës së Prishtinës. Ndërsa duke folur për qeverisjen lokale në Kosovë, kryetari Ahmeti tha se “Asociacioni i Komunave të Kosovës mund të jetë model në Evropën Juglindore për bashkëpunimin në mes komunave që vijnë nga parti të ndryshme në interes të institucioneve të qeverisjes lokale karshi atyre qendrore dhe për shërbime më të avancuara për qytetarët e komunave tona”.
Kuvendi i Përgjithshëm i NALAS-it aprovoi Raportet vjetore 2015 si dhe finalizoj Planin e Punës 2016 si dhe debatoi për temat specifike që kanë adresuar autoritetet lokale nga shtetet e Evropës Juglindore si çështjet e politikave të lidhura me krizën e refugjatëve dhe të migrimit; integrimin gjinor në nivel lokal dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta në zonat rurale dhe bregdetare.
Kush është NALAS-i: NALAS sjell së bashku 15 Asociacione që i përfaqësojnë afërsisht 9000 autoritete lokale, të zgjedhura drejtpërdrejt nga më shumë se 80 milionë qytetarë të Evropës Juglindore. NALAS-i promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin e stabilizimit e bashkërendimit në rajon dhe tani e tutje kontribuon në procesin e Integrimeve Evropiane për të gjithë rajonin. NALAS-i inicion dhe ndërmerr iniciativa rajonale për anëtarët e vet dhe i ndihmon asociacionet për t’u bërë përfaqësues të qëndrueshëm të autoriteteve lokale përball pushtetit qendror. NALAS-i ofron shërbime për qeveritë lokale për të mirën e qytetarëve në rajon, nëpërmjet Qendrës së saj të Njohurive për zhvillimin e qeverisë lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img