20,04,2024

Nagavci për protestat e SBASHK-ut: Çdo orë e humbur do të kompensohet

Must Read

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, teksa ka komentuar protestën e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, (SBASHK), dhe kërkesat e tyre, ka thënë se çdo orë e humbur do të kompensohet.

Ajo ka theksuar që pavarësisht se i mbështet kërkesat për kushte më të mira të punës, është shprehur kundër mosmbajtjes së mësimit në kohën kur nga pandemia me COVID-19 kanë mbetur shumë ditë të humbura të mësimit

“Jemi duke punuar si qeveri me një përkushtim të madh në Ligjin për Paga që është kërkesë e drejtë dhe është një nga nevojat për zyrtarët publik, por natyrisht nuk mbështes për asnjë moment mohimin e të drejtës bazike të nxënësve për shkollim”, është shprehur Nagavci në “Kallxo Përnime”.

“Mësimdhënësit kanë të drejtë të protestojnë, të realizojnë të gjitha kërkesat e tyre ka forma të ndryshme para grevës dhe besoj që në këtë periudhë qe ne jemi që ka pas humbje të mëdha të shkaktuara nga pandemia, në fund të vitit shkollor, mohimi i të drejtës për shkollim të nxënësve është në dëm të të gjithë neve”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se kanë kërkuar nga drejtoritë e arsimit të dhëna për orët e humbura dhe theksoi se “çdo orë e humbur duhet të kompensohet”.

Ndryshe, më 20 maj, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës bashkë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë zhvilluar protestë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img