27,07,2024

Myslimanët amerikanë, të shokuar dhe të frikësuar

Must Read

Madje as atëherë kur Trump sugjeroi monitorimin e xhamive dhe torturimin e të dyshuarve për terrorizëm, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Ali, një nënë 40-vjeçare, është editore në një prej uebsajteve të myslimanëve dhe ka shkruar disa rrëfime për shqetësimet e myslimanëve për zgjedhjen e Trump-it president.

Ajo e ka ditur frikën e të tjerëve, por kurrë nuk e ka përjetuar vetë.

“U zgjova në mëngjes dhe përfundshmit e ndjeva vet. E ndjeva personalisht, sikurse rezultati i zgjedhjeve të ishte kundër meje”, thotë Ali.

Më shumë se 7 mysliman në 10, nëpër sondazhe kanë thënë se do të votonin për Clintonin. Vetëm 4 për qind e tyre janë deklaruar për Trump.

Disa thonë se zgjedhja e tij u duket si tradhti dhe se e gjysma e Amerikës është kthyer kundër tyre.

“Makthi ynë më i keq u materializua”, thotë Wardah Khalid, një shkrimtar dhe analist i politikës së jashtme.

“Njeriu që ndërtoi platformën e tij mbi fanatizëm, mizogjini dhe shpifje kundër myslimanëve dhe pakicave, fitoi postin më të lartë në vend”, deklaron Khalid. /lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img