25,01,2026

Myftiu Tërnava e ka ‘recetën’ e parandalimit të ekstremizmit

Must Read

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, deklaron se koordinimi ndërinstitucional e parandalon ekstremizmin.

Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka vlerësuar se vetëm një koordinim ndërinstitucional mund të çojë ën parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Tërnava në intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka thënë se për të luftuar këtë dukuri negative, ndihmon shumë fuqizimi i institucioneve arsimore të BIK-ut.

Sipas Tërnavës, vetëm në këtë mënyrë parandalohen interpretimet e mësimeve fetare nga njerëzit jokompetentë e pa adresë.

Myftiu Tërnava ka shtruar si çështje të nevojshme miratimin e statusit juridik të bashkësive fetare.

Njëkohësisht, Tërnava ka thënë se fillimi i ndërtimit të xhamisë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, do të fillojë shumë shpejt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img