30,04,2024

Mustafë Grainca, këshilltar me korrespodencë

Must Read

Ferizaj.21.02.2018. Ish-drejtori i Financave në kohën kur Ferizaj qeverisej nga Bajrush Xhemajli, Mustafë Grainca, sërish iu kthye punës në pushtetin lokal. Pavarësisht që partia e rehatoi si zëvendësministër të Financave, si duket këtij ekonomisti nuk i ka mjaftuar veç kjo punë. Me një vendim të kryetarit Agim Aliu, Grainca është emëruar këshilltar për zhvillim ekonomik dhe koordinator i një ekipi që do të punoj në këtë fushë. Mustafë Grainca, tha se këtë detyrë e ka pranuar me dëshirë, ndërsa angazhimin e tij do ta ketë pas asnjë kompensim.
“Nuk e shoh të ndarë Ministrinë e Financave prej komunës së Ferizajt, nuk e shoh të ndarë në aspektin ekzekutiv dhe zhvillimor nivelin qendror dhe nivelin lokal. Secili që sot është në nivelin qendror unë mendoj se mund të jap kontribut të drejtpërdrejt në zhvillimin e komunave dhe me të drejtë kryeministri i Kosovës, në një takim që ka pasur më të gjithë zëvendësministrat e qeverisë, specifikisht e ka theksuar se zëvendësministrat mund t’i ndihmojnë kryetarët e komunave për zhvillimin e komunave të tyre. Kjo është një qasje e mirë që ne të kontribuojmë në zhvillimin e nivelit lokal. Unë nuk është që po plotësoj itinerarin tim ditor, por thjesht kam pasur dëshirë të jem i angazhuar në ekipin e kryetarit Aliu për ta zbatuar platformën e tij qeverisëse”, tha Grainca.
E, derisa Mustafë Grainca arsyeton detyrën e re si këshilltar i Agim Aliut, ai tregoi se tashmë ekipi i udhëhequr nga ai, ka filluar të bëj plane konkrete të punës.
“Do të hartojmë projekte të detajizuara për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e të bërit biznes në komunën tonë. Do të aplikojmë në të gjitha thirrjet që kanë të bëjnë me fondacionet e BE-së, siç është IPA 2018, por edhe në fondacione të tjera. Tash shumë shpejt do ta bëjmë të ditur për opinionin që jemi të gatshëm si ekip të aplikojmë në fondet që ka nën menaxhim Ministria për Zhvillim Rajonal dhe ne aty tashmë kemi përzgjedhur edhe projektin që do të aplikojmë dhe që lidhet me digjitalizimin e profilimit të komunës dhe digjitalizimin e shërbimeve të përgjithshme në komunë që ka munguar këtu”, tha Grainca.
Por, pavarësisht që për Mustafë Graincën komuna ka siguruar një zyre, ky zëvendësministër angazhimin në nivel lokal, sipas të gjitha gjasave, do ta bëj me korrespodencë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img