01,05,2024

Mustafa: Tahiri, Shala apo Bahtiri nuk duhet guxuar të vendosin në dëm të shtetit

Must Read
rrustem-mustafa

Sipas Mustafës,  asnjë nga përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel nuk guxon të bëjë marrëveshje të cilat mund ta cenojnë interesin dhe integritetin e vendit, siç është muri në Mitrovicë.

Deklarata e Mustafës në drejtim të Kryeministrit , vjen pas debatit në Kuvendin e  Kosovës, ku deputetët në një seancë maratonike adresuan kritika të shumta në drejtim të qeverisë për paaftësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës në Mitrovicën veriore .

Lexoni postimin pa ndërhyrje të Rrustem Mustafës- Remit

Kryeministri (duhet te) kujdeset kush nga zyrtarët e ngarkuar në bisedimet që përfaqsojnë vendin, ata domosdo duhet të kenë ndjeshmëri për vendin tonë Askush nga grupi për bisedime me Serbin, Edita, Shala apo Bahtiri nuk duhet të guxojnë, që të vendosin për diçka në dëm të funksionalizimit (muri,ngushtim rruge pergjat ures apo diçka tjeter) të qytetit në Mitrovicë. Shteti nuk do të lejon asnjë vendim marrje nga jashtë dhe as nga grupet formale apo jo formale të shtyra nga kush do qofshin ato. Ndjesia e rritur ndaj lirisë, duhet të jetë më e madhe për zyrtarët shtetëror…  Duhet siguri e mençur (intelegjente) zhvillimore në Ballkan. Kontributi jonë i rëndësishëm për regjionin, i domosdoshëm për kombin. Duke ndihmuar në ambijentimin e përhershem te NATO-së, ne regjionin tonë, ne do të lëvizim drejt qytetërimit, modern, europian  Ndryshe, në debatin  e zhvilluar në parlamentin e Kosovës, i cili zgjati deri në orët e vona gjatë kësaj jave që lamë pas, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli , u zotuan se muri i ndërtuar shume shpejt do të rrënohet. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img