18,05,2024

Mustafa: Serbia ishte mizore, masakroi e vrau kosovarët

Must Read

“Është një rast që ne të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve tanë, por edhe komunitetin ndërkombëtar për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin, masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu…”, tha kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka bërë homazhe në Reçak, ku 18 vjet më parë forcat policore e paramilitare serbe vranë 45 banorë të këtij fshati, në atë që shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, e cilësoi masakër.

“Masakra e Reçakut është ndër masakrat më të mëdha që janë kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve tanë, por edhe komunitetin ndërkombëtar për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin, masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet përgjigjen për gjithë atë që kanë bërë në Kosovë dhe në asnjë rast nuk duhet t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme qoftë në Kosovë, qoftë në Ballkan”, tha Mustafa në Kompleksin Memorial, ku vendosi një kurorë lulesh.

18 vjet më parë, në këtë fshat të Shtimes, forcat policore e paramilitare serbe kryen një masakër të tmerrshme, duke vrarë 45 civilë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img