17,11,2024

Mustafa: Pali, mos e prish gjuhën po dil e gjejë 8200 hektarët!

Must Read

Kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, që të dalë dhe t’i gjejë 8200 hektarë të humbur të territorit të Kosovës, për të cilët pretendon deputeti Lekaj.

Ky reagim vjen pas atij në të cilin Lekaj e ka cilësuar Mustafën si kryeministrin më të paaftë.

““Cila do të jetë motoja jote jetësore kryeministër, për të mbuluar kurgjo-në tende për Kosovën”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq, kundërpërgjgja e Mustafës është kjo: “Pali, me mirë do të ishte me dalë për gjah e me i gjete ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Derisa nuk jepni përgjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime”!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img