03,07,2025

Mustafa i ‘dorëzohet’ Petrit Selimit!

Must Read

Për më pak se 10 ditë pasi ishte shkarkuar Petrit Selimi nga pozita e koordinatorit të Mileniumit për Sfidat e Mijëvjeçarit, Qeveria e Kosovës e ka anuluar një vendim të tillë, duke e lejuar Selimin ta vazhdoj mbajtjen e këtij posti.

Më 22 korrik 2016 Qeveria e Kosovës kishte shfuqizuar vendimin e vet me nr. 09/87 të 13 majit, ku Petrit Selimi ishte emëruar koordinator i Mileniumit Sfidat e Mijëvjeçarit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pati deklaruar me këtë rast se për këtë vendim kanë marr vërejtje nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për këtë do te shfuqizohet ky vendim. Madje zëvendësi i Mustafës, Hajredin Kuçi, ka shtuar se Mileniumi i Mijëvjeçarit do të udhëhiqet nga stafi civil, raporton Lajm.

Por, një vendim të tillë nuk e kishte pranuar Selimi, duke thënë se do të vazhdoj ta ushtroj postin e koordinatorit, por do të heqë dorë nga pozita e zëvendësministrit të Jashtëm.

Kjo edhe ka ndodhur sot, kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ndryshuar vendimin e 22 korrikut dhe e ka liruar Selimin nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

“Selimi, në përputhje me aktet ligjore, do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img