04,12,2024

Autostrada “Arbër Xhaferi” vepër e rëndësishme për Kosovën

Must Read
Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, personalitete tjera të jetës politike e qytetarë të shumtë, kryeministri Mustafa tha se inaugurimi i kësaj pjese të autostradës është një punë shumë e madhe dhe e rëndësishme për vendin. 

Kryeministri Mustafa, tha po ashtu se inaugurimi i nyjës lidhëse në Konjuh dhe Babush të Autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Rruga 6 “Arbër Xhaferi”, është sukses dhe vepër e përbashkët e të gjithëve. 

“Unë dëshiroj t’ju falënderoj shumë për ardhjen tuaj sot në këtë aktivitet të përbashkët, në këtë vepër të përbashkët, në këtë sukses të përbashkët. Për mua është me rëndësi themelore që kemi arrit ta bëjmë një punë shumë të madhe këtë vit dhe vitin e kaluar, se po e inaugurojmë sot një pjesë të rëndësishme të kësaj autostrade. Ju falënderoj shumë për bashkëpunim”, tha kryeministri. 

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka uruar që sa më shpejtë ta përfundojmë në tërësi kjo autostradë shumë e rëndësishme për Kosovën. 

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, të cilët ndër të tjera shprehën kënaqësinë e veçantë që ditën e fundit të këtij viti po përurohet përfundimi i segmentit të parë të Autostradës “Arbër Xhaferi” nga kyçja e saj me Autostradën “Ibrahim Rugova” deri në këtë vend në Babush me gjatësi prej 20 kilometra. 

Aktualisht është hapur për qarkullim 1/3 e Autostradës Prishtinë-Han i Elezit. Segmenti i autostradës është i projektuar sipas standardeve transevropiane për autostrada me shpejtësi kufizuese prej 120 kilometrash.

Përgjatë segmentit janë dy nyje lidhëse në Konjuh që është edhe lidhja me rrugën nacionle Lipjan-Shtime dhe në Babush lidhja me rrugën nacionale Prishtinë-Hani i Elezit.

Janë të ndërtuara 8 mbikalime dhe 7 nënkalime me rrugë paralele me qëllim të lëvizjes së papenguar të qytetarëve të zonave përreth autostradës.

Projekti i ndërtimit të autostradës është duke vazhduar në segmentin Babush-Ferizaj deri në kyçjen në Bibaj dhe kyçjen në Doganaj dhe disa pjesë të segmentit afër Kaçanikut.

Në bazë të planit dinamik, deri në fund të vitit 2017 pritet që këto dy nyje lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim 42 kilometra të autostradës.

Përfundimi i kësaj pjese do të shkurtojë në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe do të shkarkojë rrjetin ekzistues rrugor nga ngarkesat e trafikut.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img