18,11,2024

Musliu: Të gjejmë forcë për ta luftuar bashkë infeksionin Covid -19

Must Read

Kuvendi i Republikës së Kosovës po vazhdon mbledhjen e nisur sot pasdite ku veq temave të tjera po diskutohet edhe për gjendjen e rëndë me infeksionin COVID-19.
Në këtë mbledhje një fjalim e ka mbajtur edhe deputetja ferizajase Saranda Musliu nga radhët e LDK-së, e cila ka bërë thirrje që të mos shfryhen inate politike në këto rrethana të vështira, por të gendet vullnet e forcë për t’u luftuar bashkë infeksioni aktual i cili është bërë shqetësues për gjithë botën.

Ky është fjalimi i plotë i deputetes Saranda Musliu

“Vendi po kalon nëpër një situatë të rëndë meqë infeksioni Covid -19 po shënon një përhapje të frikshme dhe mobilizimi ynë institucional , familjar e personal është më se i nevojshëm.
Fillimisht dua të shpreh ngushllime për familjet të cilët po humbin më të dashurit e tyre , ndërsa bashkëndjej dhimbjen dhe humbjen e tyre.

Lutem që të prekurit të kenë shëndet të mirë , e të rrezikuarit të mos sëmuren, ndërsa por ajo që na duhet në këto ditë është përkrahja për njëri tjetrin, sepse te gjithë po e përjetojmë me shqetësim këtë situatë.
Para nesh janë vënë sfida të përcaktuara nga fuqi mbinatyrore dhe ne nuk duhet të gjejmë vullnet që në këtë situata të shfryejmë inatet tona politike duke hedhur akuza të pabaza.
Nuk është e drejtë që në këto momente të shkëmbejmë akuza e kundërakuza në adresë të institucioneve tona shëndetësore për menaxhimin e gjendjes në të cilën ndodhemi.
Situata epiedemiologjike kërkon reagimin e të gjithë neve me maturi dhe përgjegjësi të cilat na takojnë, por arsyeja pse erdhëm deri në këtë gjendje është papërgjegjësia jonë kolektive dhe jo e institucioneve.
Të gjithë vërshuam kafeneve , dhe nuk u treguam të kujdesshëm në kontaktet tona, pra nuk vepruam ashti siç na porositën mjekët , dhe për rritjen e rasteve në një mënyrë jemi fajtorë të gjithë.
Rrezikun e përhapjes e kemi ditur që nga fillimi, por nuk treguam kujdesin duhur ashtu siç na kërkuan profesionistët shëndetsor. Nuk është e ndërshme të akuzohet tani Ministria e Shëndetsisë për keqmenaxhim të situatës me pandeminë nga ata që ftuan tubime e protesta në kohën kur kishte numër të madh personave të infektuar me corona virus para pak javësh edhe pse ishte e ditur se tubimet ishin dhe vazhdojnë të jenë të rrezikshme.
Madje pas tubimeve që mbajti Lëvizja Vetëvendosje e pamë të gjithë se si u rrit numri i të infektuarve dhe kësaj përgjegjësie nuk mund dhe nuk duhet t’i ik askush.
Ju kisha lutur kolegë deputetë të mos mundoheni të përfitoni poena politikë në situata të rënda për qytetarët, sepse në fund të fundit qytetarëve tanë aktualisht u intereson më së shumti shëndeti i tyre se sa mospajtimet tona.
Izolimin total e provuam të gjithë, por e pamë se sërish nuk mund ta eleminonim tërësisht infeksionin Covid -19 dhe as qeverisja e kaluar nuk ka bërë më shumë se sa që po bën ministri aktual, por edhe e gjithë qeveria Hoti.
Mbyllja totale i kushtoi Kosovës me rënie ekonomike dhe u solli shumë sfida familjeve kosovare , ndërkaq edhe masat që po aplikohen tani do t’i tregojnë efektet e veta.
Pra institcionet tona po mundohen që në mes dy të këqijave të na largojë nga ajo e keqe që ka më shumë pasoja e që mund të jenë problemet tona shëndetsore, krahas atyre ekonomike që sigurisht do t’i ndjejmë për një kohë edhe më të gjatë.
Jemi të vetdijshëm që edhe vendet më të zhvilluara janë goditur ashpër , edhe sistemet më të avancuara shëndetsore nuk po ia shohin fundin infeksionit Covid -19, prandaj jam e bindur se askush nga grupimet tona politike nuk do të mund të bënte më shumë.
Prandaj veprimet dhe aktivitetet në dobi të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme në këtë kohë. Ta sensibilzojmë opinionin publik as akush më shumë se kujdesi që do të tregojnë ata për veten nuk i ruan më mirë.
Kurse masat shtrënguese vetëm sa do të vështirsonin jetën e qytetarëve tanë sepse në këtë gjendje ka një pasiguri kudo dhe mungesën të përspektivës.
Mosardhja e bashkëatdhetarëve tanë sikurse viteve të kaluara, sikur i ka hequr një infuzion zhvillimit të jetës sonë prandaj ne që jemi këtu t’i ofrojmë frymë bashkëpunuese njëri -tjetrit e të mos paragjykojmë për procese që ende nuk kanë përfunduar.
T’ua ofrojmë mbështetjen ministrave tanë që ta bëjnë punën e tyre ashiq siç e përcaktojnë ligjet që kanë dalë nga ky Kuvend, e të mos krijojmë më shumë pengesa në luftimin e kësaj beteje e cila do të na prek të gjithëve.

Kosova ka shënuar ngritje të brishtë ekonomike, sociale e të zhvillimit të përgjithshëm , ndërkaq pandemia sigurisht se do të na kthej mbrapa edhe më shumë. Ndërsa tejkalimin e këtyre situatave do të kalojmë më lehtë vetëm nëse e kuptojmë drejt gjendjen dhe veprimet e secilit që nuk e ka të lehtë kurr vendime me rëndësi kolektive. Kurse edhe pas pandemisë popullata jonë nuk do ta ketë të vështirë ta marrë veten, kurse vendimet tona do të jenë të rëndësishme edhe më tutje për jetesën e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img