18,05,2024

Murati nënshkruan marrëveshjet e financimit të Kuzhinave Popullore

Must Read

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar marrëveshjet e mbështetjes financiare me përfaqësuesit e organizatave përfituese nga Masa 3.4 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht Mbështetja e Kuzhinave Popullore.

Në kuadër të realizimit të masave konkrete të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, MFPT me anë të këtij bashkëpunimi ofron mbështetje financiare për organizatat joqeveritare/entitetet të cilat ofrojnë shërbime sociale për kategoritë e cenueshme të shoqërisë, përmes kuzhinave popullore.

“Aktivitet të cilat financohen nga Masa 3.4 qëllim kryesor kanë përkrahjen e vazhdimësisë së punës së kuzhinave popullore që mund të jenë ndikuar negativisht nga gjendja pandemike. Gjithashtu, vlen të theksohet se mjetet financiare do të shpenzohen për blerjen e produkteve bujqësore vendore, gjë që ndihmon prodhuesit vendorë”, thotë Ministria.

Po ashtu, kjo Ministri zotohet se “në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img