20,04,2024

Murali që paraqet pamje të dhimbshme të largimit të detyrueshëm të shqiptarëve nga trevat tona

Must Read

Rruga për t’u larguar nga shtëpia është gjithmonë e vështirë dhe e dhimbshme.
Stacioni i trenit në Ferizaj bart prapavijë të madhe historike në vete, të cilën të gjithë qytetarët e kanë të rrënjosur thellë në kujtimet tona.
Kjo pikë përfaqëson gjenezën e qytetit të Ferizajt; shënon rrugën nëpër të cilën u dëbuam dhun*shëm, njëkohësisht shënon edhe po atë rrugë e cila na solli sërish në shtëpinë tonë të përbashkët- atdheun.
Gjersa imazhi i muralit paraqet pamje të dhimbshme të largimit të detyrueshëm të shqiptarëve nga trevat tona, në esencë murali ka për qëllim të bashkojë qytetarët tanë përmes rikujtimit se pavarësisht dallimeve aktuale, të gjithë vijmë nga e kaluara e njejtë.

Ky mural i parë i artistes Pranvera Sylejmani vjen si dedikim ndaj babait të saj, piktorit, dëshmorit – Gursel SYLEJMANI.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img