29,04,2024

 Muharrem Svarqa  voton në fshatin Sazli

Must Read

Ferizaj.19.11.2017. Gjatë paraditës së sotme kandidati i degës së LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, bashkë me familjen e tij në fshatin Sazli e ka kryer obligimin qytetar për të hedhur votën në kutinë e votimit.
Ai me këtë rast ka bërë thirrje për nje proces sa më të qetë edhe demokratik ,ashtu siç ishte e gjithë rrjedha zgjedhore në komunën e Ferizajt. Ndërsa ka ftuar tek qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje për të përcaktuar drejt mënyrën e jetesës për 4 vitet e ardhshme.

“Ne sapo votuam dhe përmbushëm obligimin tonë qytetar me ç’rast unë i ftoj edhe të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt që të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe të bëhen pjesë përbërëse e marrjes së përgjegjësisë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen tonë të përbashkët për 4 vitet që i kem përpara, në mënyrë që të merret përgjegjësi për mënyrën e jetës. Jam shumë i sigurtë që ky moment është shumë i rëndësishëm ndërsa shpresoj që Ferizaj do të prijë në daljen e popullatës në zgjedhje krahasuar me raundin e parë zgjedhor “ ka thënë Muharrem  Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img