18,05,2024

MSH nesër nis vaksinimin e nxënësve nëpër shkollat e mesme

Must Read

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi për media ka njoftuar se do të fillojnë me procesin e vaksinimit për nxënësit e shkollave të mesme.

Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ekipe mobile për vaksinimin e nxënësve në Shkolla të Mesme.

“Vaksinimi do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave. Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet në njoftim.

Më tej, MSH thekson se “procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivelet e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statitke të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19” 

“MSh u bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar ende apo që nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit me të dy dozat që ta bëjnë këtë, sepse në këtë kohë kur shtetet e rajonit dhe të kontinentit evropian po përballen me numër të lartë të rasteve të COVID-19, vaksinimi është preventiva dhe mbrojtja më e mirë”, përfundon njoftimi i MSH-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img