Në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë E-Kosova, përmes së cilët qytetarët mund të aplikojnë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për momentin nuk ka termine të lira për vaksinim.
Duke tentuar për të caktuar një termin për vaksinim, në këtë uebfaqe shfaqet njoftimi se nuk ka terminë të lira.
“Për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka termine të lira nëpër qendrat e vaksinimit në vendbanimi tuaj. Ju lutem, provoni më vonë”, thuhet në njoftim.
Koha ka tentuar të marr një qëndrim nga koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Koha një ditë më parë raportoi se përkundër nisjes së vaksinimit masiv, disa komuna të Kosovës janë duke u përballur me mungesë të vaksinave. Njëra ndër këto komuna ishte ajo e Gjilanit, zyrtarë të së cilës kanë konfirmuar se përkundër kërkesave të mëdha për t’u vaksinuar ata nuk kanë shumë doza në dispozicion. Në Decan gjithashtu u raportuar se për momentin kjo komunë ka vetëm 6000 doza të vaksinës.