07,05,2024

MPJ: Ka kosovarë që janë duke punuar në Irak, do të përpiqemi t’u ndihmojmë

Must Read

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë thirrje që qytetarët e Kosovës t’i shmangin udhëtimet drejt Irakut,Iranit dhe Jemenit pas situatës së tensionuar atje.

Sipas MPJ-së, këto vende nuk ofrojnë siguri për shtetasit e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik”, thuhet në komunikatë.

MPJ-ja thotë po ashtu se është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ata kanë aktivizuar misionet e tyre diplomatike në shtetet e Lindjes së Mesme për të ju ardhur në ndihmë shtetasve të Kosovës në Irak 

“Ministria e Punëve të Jashtme sipas misionit të saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon. Gjithashtu kemi vendosur kontakt me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Kosovës në Irak”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img