03,07,2025

MPJ e Maqedonisë: Daçiq është frikacak

Must Read
ivica

Zyrtarë të kësaj ministrie kanë deklaruar se Daçiq frikësohet që mllefin e tij shovinist ta drejtojë te fuqitë e mëdha.

“Ta pyesim Daçiqin pse nuk sillet kështu me gjithë vendet që e kanë pranuar Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, miqtë tradicional Francën, Italinë dhe shtete tjera. Ta pyesim se pse nuk bëjnë gjeste të njëjta me qindra vende të botës që e kanë pranuar Kosovën dhe pse me kolegët e gjithë këtyre vendeve realizojnë takime? Pse realizon takime me BE-në, ku mbi 80% e vendeve e kanë pranuar Kosovën? Pse pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, i’u kujtua Daçiqit të merret me shtete të vogla në Evropë, si Maqedonia dhe Mali i Zi?” deklaruan zyrtarë të MPJ-së për agjencinë Meta.

Akuzat e ndërsjella erdhën pasi Ivica Daçiq veprimin për përdorimin e emrit IRJM, e krahasoi me rastin e Kosovës, duke i’a përmendur Maqedonisë njohjen e Kosovës si shtet dhe votimin pro në UNESCO. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img