29,04,2024

Mourinho shokon Unitedin, isha shumë afër kalimit te kjo ligë

Must Read

 

Jose Mourinho ka thënë se ai ishte afër kthimit në Serie A ose në La Liga.

Trajneri portugez ka folur për kthimin e tij dhe garën që bëhet në Angli.

“Përpara se të hyja në bisedime me drejtuesit e Manchester United në planet e mija ekzistonte dhe ideja e një rikthimi në Itali ose në Spanjë. Në fund vendosa të vazhdoj aventurën time në Ligën Premier, sepse është një kampionat special ku ka shumë rivalitet mes skuadrave”.

“Ka kampionate ku skuadrat e mëdha duan të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve dhe t’i lënë akoma dhe më mbrapa të voglat. Në Angli ndodh e kundërta. Këtu të gjithë klubet duan të jenë në garë”.

“Është e vërtetë që kam një karakter disi të vështirë dhe hera herës tregohem arrogant, por kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve pasi dëshiroj që skuadra të cilën unë drejtoj të fitojë çdo ndeshje dhe të gjitha garat ku ne marrim pjesë”, ka thënë Mourinho.

Special One ka fituar Superkupën dhe dy ndeshjet e para në Ligën Premier.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img