28,04,2024

Labi paralajmëron zgjedhje të reja nacionale

Must Read
05.01.2018. Labinot Tahiri, deputet i AKR-së në një postim në facebook ka paralajmëruar zgjedhje të reja nacionale në Kosovë.

Ai ka shkruar se kjo do të vie si pasojë e zhvillimeve aktuale, dhe dallimeve në qëndrimet ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR.

“Pa dyshim se zgjedhjet nacionale shkuan keq, ndaj vendi hyri në një rrugë pa krye”….! Ma merrë mendja që vendi ynë, sërish do të shkoi në zgjedhje të reja. Pas këtyre pa k’naqesive të cilat janë aktuale këto ditë gjatë vitit të ri!  Pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin në Vetëvendosje! Pas asaj që shohim edhe në koalicionin PAN- AKR, të cilët në shumë pika nuk po mirren vesh, e sidomos rreth Demarkacionit. apo në disa ngjarje të cilat janë shumê të rendesisshme për vendin!”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Ai ka thënë se premtimet që i janë dhënë qytetarëve duhet të realizohen, ose nesër ata do të ndëshkohen me votë dhe protesta.

“Mendoj se duhet më fuqishem të reagojmë dhe të veprojmë për ato premtime që u’a kemi thënë parasyve qytetarëve tanë.  Qytetarët kanë duruar shumë dhe, çfardo veprimi që ne e bejmë në Kuvendin tonë, apo në Qeveri, ata po na shikojnë me vemëndje për faktin, që nesër të na ndeshkojnë me Votë, edhe me “PROTESTA”vetë popullore, pa u cilësuar si, “PROTESTA”të ndonjë partie partiake”, thotë Labinot Tahiri.

Ndryshe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare kanë propozuar edhe partitë që aktualisht janë në opozitë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img