Ferizaj

Morina: Kam besim të plotë tek futbollistët e mi, nesër hyjmë për fitore


Publikuar më:


Në prag të ndeshjes së dytë në “ALBI MALL” Superligën e Kosovës, FC Ferizaj – KF Prishtina, kryetrajneri ynë, Arbnor Morina, drejtori sportiv, Agron Selmani dhe lojtarët Astrit Fazliu dhe Florim Berisha u deklaruan për media rreth përgatitjeve dhe pritshmërive për ndeshjen e nesërme.

Me këtë rast, trajneri Morina theksoi se kanë bërë përgatitjet dhe ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda ekipës, e që synim do kenë pikët e plota.

 “Nesër na pret një ndeshje që e ka peshën si çdo ndeshje tjetër. Kundërshtari është i komponuar dhe kompletuar, me një traditë pas vete por as ne nuk jemi prapa. Unë kam besim të plotë në futbollistët e mi sepse gjatë javës kanë stërvitur në mënyrën më të mirë, pa u kursyer aspak. Nesër ne duhet të besojmë në vetëvete dhe përmes lojës së mirë, ta arrijmë një rezultat pozitiv”, tha para mediave kryetrajneri Morina.

Arbnor Morina gjithashtu deklaroi se gabimet që ndodhën në ndeshjen ndaj SC Gjilanit, nuk duhet të përsëriten dhe kanë punuar për të evituar ato gabime.

Ndërsa drejtori sportiv, Agron Selmani është shprehur se presin që nesër ta kenë përkrahjen maksimale nga i gjithë qyteti.

 “Nesër kemi datë festive, pa dashur me e prediku rezultatin sepse qyteti i Ferizajt e ka ndeshjen e pare  si vendas në ligë. Ne i ftojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur deri tash, të mbushin shkallët e stadiumit dhe të arrijmë pikët e plota”, tha Selmani.

“Ne jemi të mobilizuar në maksimum duke e ditur kundërshtarin, por gjatë javës kemi zhvilluar përgatitjet dhe mendoj se fitorja do të mbetet në Ferizaj”, tha Kapiteni, Florim Berisha.

“Ndeshja e nesërme është ndaj një kundërshtari të fortë dhe për të cilën kemi punuar gjatë tërë javës. Ne do të përmbushim detyrat tona, është ndeshja e parë si vendas në ligë dhe padyshim se do të hyjmë për fitore”, tha Astrit Fazliu.

To Top