18,11,2025

Molliqaj paralajmëron protesta tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

Must Read

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është deklaruar pas protestës së zhvilluar sot kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj ka thënë se sot qytetarët kanë folur sepse kanë vepruar, duke shtuar më tej se do të vazhdojnë me protesta, aksione e tubime, transmeton Telegrafi.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj.

Ndryshe, sot është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Anëtarë të PSD-së kanë tentuar të mbajnë fjalimin para shkallëve të ndërtesës së Qeverisë, çka solli edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img