12,01,2026

Mogherini për takimet me Thaçin e Vuçiqin: Të vështira, por të mundura për një marrëveshje

Must Read

Më herët, të mërkurën, Mogherini ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë të enjten.

“Unë do të kem një sesion të ri të dialogut me të dy presidentët, atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator”, është shprehur Mogherini, transmeton express.

“Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE’së.

Ajo i ka thënë këto deklarata pas bisedimeve me presidentin e Austrisë, Alexander van der Bellen, bën të ditur Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img